Ciklopët konsiderohen krijesa legjendare, të krijuar nga poeti i famshëm grek i Odisesë, Homeri.

Por një rast i pazakontë i një dhie me një sy, i ka futur në mendje njerëzve mendimin se këto krijesa ekzistojnë me vërtetë në Tokë, pikërisht në Assam, Indi.

Lindja e dhisë ka habitur banorët e fshatit. Ata besojnë se dhia është e shenjtë dhe i falen.

Veterinerët parashikuan se do të ngordhte brenda disa ditës, por mesa duket jetëgjatësia e krijesës i ka kaluar pritshmëritë.

Dhia është diagnostikuar me ciklopi, gjendje që krijohet kur krijesa gjendet në barkun e nënës dhe hemisferat e trurit në zhvillim nuk ndahen.

Kjo çon në zhvillimin e një kaviteti qendror syri./tvklan.al