Të gjithë e keni parasysh momentin kur tentojmë të mësojmë fëmijën të thërrasë mama. Por diçka krejt e rallë ka ndodhur kur në vend të bebit ka qenë qeni ai që ka thërritur mama.

Për herë të parë kjo video është hedhur në youtube në muajin shkurt, por klikimet më të shumta i ka patur përgjatë kësaj fundjave.

Kjo video është publikuar nga Andres Diaz, ku tregon gruan e tij Ginette e cila po përpiqej të merrte me të mira nipin e saj 15 muajsh, për t’i mësuar të thoshte fjalën e parë.

Në momentin që qeni ka thënë mama, fëmija është nevrikosur duke reaguar keq ndaj tij.

tvklan.al