tigri

Një tigër, i cili ra në depresion pasi i ngordhi partnerja me të cilën ndante kafazin prej 13 vitesh, ka arritur të gjejë ngushëllim vetëm me disa minj.

Stafi i kopshtit zoologjik në qytetin Galati në Romani, mendoi të dërgonte një tjetër tigreshë në kafaz, por nga ana e tij nuk pati asnjë reagim.

tigre

Më pas ata morën vendimin të vendosin dy minj në kafaz, me idenë se tigri Sandokan, do të reagonte për t’i ngrënë, por në fakt ka ndodhur e kundërta. Ai jo vetëm që nuk i pa si ushqim për t’u ngrënë, por u miqësua me minjtë dhe i lë ata të lëvizin lirshëm në kafaz.

tigri2

Madalin Serban, përgjegjës i kopshtit është shprehur se pasi ngordhi partnerja e tij tigri u mbyll në vetvete dhe nuk pranonte të ushqehej.

“Nuk e kishim menduar kurrë se një tigër do të miqësohej me minjtë, ne i vendosëm brenda që ai të ushqehej me to, ndërsa Sandokan u miqësua”, thekson Serban.

tvklan.al