Pasi gruaja e tij humbi shikimin kur ishte 52 – vjeç, bashkëshorti i saj mbolli mijëra lule rozë përpara shtëpisë së tyre, me qëllim që ti rikthente buzëqeshjen dhe meqë ajo nuk mund ti shikonte, të paktën do kënaqej nga aroma e tyre.

Zoti dhe zonja Kuroki jetojnë në një fermë në Japoni. Kur humbi shikimin, pas komplikacioneve me diabetin, zonja Kuroki filloi të bënte një jetë të izoluar. Duke menduar për mënyra sesi mund ta gëzonte atë përsëri, i shoqi dalloi në kopshtin e shtëpisë një lulë rozë, e cila përveçse ishte e bukur kishte dhe një aromë shumë të mirë.

Ai filloi të mbjell gjithmonë e më shumë lule të tilla, në kopësht. Për dy vitë më rradhë mbolli mijëra prej tyre.

Lulet kanë marrë tani formën e një tapeti rozë, i cili tërheq rreth 7000 vizitorë në ditë./tvklan.al