Një grua nga Indi është bërë nënë në moshën 70 – vjeçare.

Daljinder Kaur solli në jetë një djalë, pas dy vitesh trajtimi IVF (fertilizim in vitro), në një klinikë fertiliteti në shtetin verior të Haryana, me bashkëshortin e saj 79 – vjeçar.

Siç shkruan “The Telegraph”, çifti ishte martuar prej 46 vitesh dhe kishin humbur shpresat që do të bëheshin ndonjëherë prindër, ndërsa prej vitesh iu ishte dashur të duronin talljet e banorëve të zonës, pasi infertiliteti shihet se një mallkim nga Zoti.

“Zoti dëgjoi lutjet tona. Jeta ime tashmë është e kompletuar. Po kujdesem vetë për fëmijën dhe ndihem plot energji. Im shoq është gjithashtu shumë i kujdesshëm dhe i dashur dhe më ndihmon sa mundet”,

tha Kaur për Agjencinë e Lajmeve AFP.

Vetë nëna thotë se është rreth të 70 – ave, një skenar i zakonshëm në Indi, pasi shumë njerëz nuk kanë çertifikatë lindjeje, ndërsa klinika në një deklaratë tha se gruaja ishte 72 – vjeç.

Bebeja u ngjiz duke përdorur vezët dhe spermën e çiftit. Ai lindi i shëndetshëm, ndonëse peshonte vetëm 2 kilogramë.

Kjo nuk është hera e parë që një grua në moshë bëhet nënë. Në 2008 – ën, një 72 – vjeçare solli në jetë dy binjakë, po falë fertilizimit in vitro./tvklan.al