Me një të shkuar artistike të mirë, me ekspozita personale dhe kolektive të hapura në galeri apo muze të Francës, Spanjës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara, suedezja Mia Enell i prezantohet publikut shqiptar me “Tani Tani Tani”. Si hapësirë për të vendosur krijimtarinë e saj të fundit shfrytëzoi katin e parë të Kryeministrisë, në atë që njihet si Qendra për Hapje dhe Dialog.

Për mua kjo është thjesht një hapësirë ekspozuese. E pashë, e ndjeva këtë hapësirë dhe mendoj se këtu qarkullon një energji e mirë. E vizitova edhe Galerinë Kombëtare të Arteve, edhe ajo është një hapësirë e mirë, por mendova se ky është mjedisi më i përshtatshëm. Puna ime nuk lidhet me politikën, është thjesht personale”

22 punimet në pikturë dhe vizatim dhe që Genti Gjikola është kujdesur të ndërtojë ekspozitën në muret e hollit protokollar të Kryeministrisë janë vizionet që i shfaqen artistes sa herë vë kokën në jastëk apo emocione të përjetuara gjatë përditshmërisë.

“Kur teknologjia po ecën kaq shpejt, po e jetojmë jetën pa e ditur se çfarë po bëjmë. Të jesh i vetëdijshëm në çdo çast do të thotë të jetosh.

Gjuha me të cilën Mia Enell shprehet kuratori thotë se është një rebus pamor që të ngjall kërshëri.

“Të lidhesh me veprën time, duhet të qëndrosh para saj i qetë dhe të përpiqesh të komunikosh me personalitetin tënd. Të gjithë kemi ëndrra, mendime, thjesht duhet ta ndjesh atë dhe të shkosh përtej asaj që sheh”.

Tv Klan