“Mëkati Fillestar”. Një libër që mban autorësinë e Virgjil Muçit. Personazhet dhe ngjarjet nuk janë të panjohura për lexuesin, por këndvështrimi po. Me fantazinë e një shkrimtari, Virgjil Muçi, udhëton në kohën e legjendave të Rozafes apo Besës së Kostandinit. Ky kthim në zanafillë ndërton një tjetër ngjarje duke ngritur pikëpytje mbi vërtetësinë e këtyre legjendave. Shkrimtari hedh idenë se Kostandini e martoi motrën e tij larg, pasi ata e dashuronin njëri-tjetrin, apo murin e Rozafës nuk e rrëzonte ndonjë forcë e mbinatyrshme, por dashnori i nuses së vëllait të vogël..

Fantazia e shkrimtarit lundron deri në psikikën e njeriut.

Edhe pse që në ditët e para të publikimit ky libër ngjalli reagime për çmitizimin që i bëhet atyre që ne i trumbetojmë si virtyte të popullit shqiptar si besa, nderi, vetëflijimi apo atdhedashuria, shkrimtari premton se nuk do ta mbyll këtu ciklin e të lexuarit teëmiteve me një tjetër lupë.

Tv Klan