Presidenti Barack Obama dhe Donald Trump u betuan se do të punojnë sëbashku në atë që u duk si një takim miqësor të zhvilluar gjatë të enjtes në Shtëpinë e Bardhë.

3A3E419300000578-0-Trump_described_Obama_as_a_very_good_man_when_the_meeting_was_fi-a-5_1478810691948

Trump tha se “po shikonte mundësinë për të bashkëpunuar me presidentin Obama në të ardhmen”, ndërsa Obama tha se “ndihej shumë i inkurajuar nga interesi i Presidentit të sapozgjedhur për të punuar me skuadrën time”.

Por edhe për një sy të pastërvitur ishte e qartë se kishte tensione mes tyre në atë takim, dhe ekspertja e gjuhës së trupit Patti Wood ka analizuar takimin e parë mes njeriut më të fuqishëm në Amerikë dhe personit të zgjedhur për ta zëvendësuar atë.

trump

Obama ndihej “shumë i lodhur, i dorëzuar dhe jo shpresëdhënës,” ndërsa Trump “rrinte rëndë, serioz dhe ndoshta ndoshta i frikshëm,” tha Patti për Daily Mail.

Obama dhe Trump, fitorja e të cilit tronditi mbarë botën të mërkurën, folën për më shumë se 90 minuta në Zyrën Ovale përpara se të dilnin para mediave.

Ishte një shfaqje publike që kishte si qëllim të ndihmonte vendin në një farë mënyre të pranonte rezultatin presidencial duke marrë parasysh dhe protestat e dhunshme në të gjithë vendin.

Presidenti i sapozgjedhur e quajti Obama-n “një njeri shumë të mirë”.

“Nëse shikoni pozicionin e këmbëve të Trump, janë në pozicionin alfa, që nënkupton shprehjen ‘Jam një burrë i vërtetë’

ndërsa këmbët e Presidentit Obama qëndrojnë më larg njëra-tjetrës, gjë që nënkupton forcë dhe në mënyrë subkoshiente kërkon të thotë

‘Jam unë ende në krye’ “

thotë Patti.

22

“Por ishin duart e Trump që tërhoqën vëmendjen. I vendosi në një pozicion lutës por me kokë poshtë. Kjo nuk është aspak tipike për një President të zgjedhur. Sipas leximit tim ai ka mësuar diçka që nuk e dinte më parë. Është një shenjë që kërkon të rehatojë veten. Kurse nga mënyra se si Obama mban duart e këmbët më bën të mendoj se ndihet i lodhur. Madje nuk më bindin as fjalët që Obama tha se ishte i inkurajuar për të punuar me ekipin e Trump. Sepse kur i thotë këto, ai vazhdimisht mbyll sytë, duke lënë të kuptohet që nuk e beson atë që thotë”

tha Patti Wood./tvklan.al