marinsi

Kjo është dita e tij e fundit nën uniformë, pas 8 vjetë e gjysmë shërbimi të merituar.

Kapiteni i marinsave amerikanë, Derek Herrera, sapo është nderuar me “Kryqin e Argjendë”, dekoratën më të lartë ushtarake për një akt trimërie.

Ai u plagos rëndë në shpinë nga një plumb snajperi të talebanëve në një betejë në provincën Helmand në Afganistan në Qershor të 2012.

Që prej atëherë ka luftuar çdo ditë për jetën, sepse u paralizua tërësisht nga kraharori e poshtë.

pajisja

Por një pajisje e re e sapo aprovuar nga autoritetet shëndetësore amerikane, po e ndihmon ish-marinsin të ecë sërisht, edhe pse me vështirësi.

Është një miniskelet robotik që stimulon energjinë për muskujt e kapiten Herrerës dhe natyrisht ndikon edhe në gjendjen e tij emocionale.

Ai është amerikani i parë që ka një pajisje të tillë, e cila kushton 70 mijë dollarë, një risi teknologjike që mund të ndikojë dukshëm në përmirësimin e jetës së shumë personave jo vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan