Kompania “Ecologica Albania” që fitoi tenderin e pastrimit të pjesës lindore të Tiranës dhe qytetit të Kavajës, me anë të falsifikimit të dokumeteve është prezente në Shqipëri prej vitit 2008.

Ajo është krijuar në 3 Shtator të 2008 –ës dhe tenderin e parë e ka fituar 15 ditë më vonë në Bashkinë e Tiranës, për pastrimin e pjesës perëndimore të kryeqytetit.

Kjo kontratë ka zgjatur për 5 vjet me radhë.

Vlera vjetore e saj ishte 1.9 miliardë lekë të vjetra, dhe totali 9.5 miliardë lekë të vjetra.

“Ecologica Albania” ka operuar dhe konkurruar për tendera pastrimi edhe në bashki të tjera të vendit.

Kompania ka një kapital prej 258 milionë lekësh të vjetra. 100 % të aksioneve i zotëron shtetasja italiane, Annunziata Patrizia Bruno.

Antonio Abrusci, administratori i firmës, për të cilin Gjykata e Tiranës ka lëshuar një urdhër-ndalimi është emëruar në këtë post në 3 Nëntor 2011 për një periudhë 5-vjeçare.

Në 9 Mars të këtij viti, administrimi i kompanisë i është besuar Valbona Yzeirit. Por, Antonio Brusci rikthehet 3 muaj më vonë, me 16 Qershor. Pas nxjerrjes së urdhër-ndalimit për të në datën 27 Korrik, në 1 Gusht admnistrimi i kompanisë “Ecologica Albania”i është besuar shtetasit Njazi Spahiu.

Tv Klan