Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi kundërshtoi uniformat blu kur e ndaluan për kontroll pasi ecte me makinë në drejtim të kundërt.

Erion Mërtiri nga Fieri drejtonte makinën “Alfa Romeo” me targa AA 852 MD në lagjen numër 3 të Pogradecit në sens të kundërt lëvizje dhe u ndalua nga policia. Në momentin që uniformat blu i kërkuan dokumentet, ai i kundërshtoi gjatë shoqërimit në komisariat.

Ndaj tij, policia referoi materialet në Prokurori për kundërshtim të punonjësit të policisë. /

tvklan.al