Këngëtari i famshëm Ed Sheeran është shfaqur në serialin “Game of Thrones”, gjatë sezonit të shtatë të shfaqjes premierë të HBO, të dielën.

26-vjeçarit iu kërkua në skenar që të bënte atë që di të bëjë më së miri, të këndojë.

Sheeran shfaqet në ekran në një sekuencë, në të cilin Arya, e luajtur nga Maisie Williams, ndodhet në pyll. Ai i këndon një këngë, teksti i të cilës është marrë nga libri i George R.R. Martin, “A dance with Drangons”.

Mes tyre ka edhe një dialog.

Arya i thotë Ed-it:

“Është një këngë e bukur, nuk e kam dëgjuar kurrë më parë”

, ndërsa ai i përgjigjet:

“Është një këngë e re”.

Këngëtari i “Shape of You”, në vitin 2015 tregoi aftësitë e tij në aktrim në filmin “The Bastard Executioner”. Një shfaqje e madhe, krijuesit e të cilit David Benioff dhe DB Weiss thanë se po përpiqeshin ta bënin atë të shfaqej për vite me radhë, pasi Williams është një tifoz i madh i fituesit të çmimit Grammy.

“Ne u përpoqëm ta merrnim Ed Sheeran në shfaqje për të befasuar Maisie dhe këtë vit përfundimisht e arritëm,”

tha Benioff në festivalin South By Southwest, të mbajtur në Austin të Teksasit.

Edhe David Beckham kishte diçka për të thënë, ai shpërndau në Instagram një fotografi të shkëputur nga filmi ku këngëtari mori pjesë dhe shkruajti vetëm: “

Po Ed”

.

Performanca e Ed Sheeran në “Game of Thrones” u mbështet dhe u përgëzua nga shumë artistë të mirënjohur./tvklan.al