X factor

Edea është fituesja e edicionit të 4 të “X – Factor Albania”. Talent show më i suksesshëm në Shqipëri përfundoi rrugëtimin e tij me një mbrëmje spektakolare.

Emocione, nostalgji dhe surpriza, këto ishin elementët kryesor që veshën natën finale të X Factor, e cila mblodhi para ekranit një rekord shikuesish.

Edea dhe Genti në garë mes tyre për çmimin e madh, kontratën me kompaninë muzikore Kanadeze “Simon Records”, emocionuan publikun jo vetëm me interpretimet e tyre të kuruara, por dhe me rrugëtimin artistik deri në këtë finale.

Në duet me mentorët përkatës dy finalistët ngritën në këmbë të gjithë spektatorët.

Kolazhi i X Factor – ianëve të 4 edicioneve dhe prezantueses Alketa Vejsiu ishte mënyra më e mirë për të çelur këtë mbrëmje, ku surprizat dhe të ftuarit nuk munguan.

Artistë të njohur ndërkombëtar, shkelën për herë të parë skenën e “X – Factor Albania”.

Emin, këngëtari i cilësuar si Ricky Martin i Rusisë, ngriti në vallëzim të pranishmit me këngën Amor.

Klejdi Lupa, artisti shqiptar që ka pushtuar tregun ndërkombëtar të muzikës ndezi atmosferën.

Musical “Burlesque” i interpretuar nga Alketa Bleona dhe Miriam solli të tjera nota në spektakël.

Në Finalen e “X – Factor Albania” nuk kishte si të mungonte humori.

Ky spektakël i kuruar në detaje nga regjisorja Vera Grabocka nën prezantimin e Alketa Vejsiut, mbylli rrugëtimin e tij, duke i lënë radhën projekteve të tjera të sukseshme televizive të këtij produksioni.

Tv Klan