Ëndrra e saj është që thyejë rekordin e 251 centrimetrave të të pasmeve, pavarësisht kundërshtisë së mjekëve.

Bobbi – Jo Westley, nga York, Pennsylvania peshon 245 kilogramë ndërsa rreth e rrotull ijeve ajo është 241 centimetra. Por Bobbi shpreson që të mund të eklipsojë rekordin e Mikel Ruffinelli, 251 centimetra, e cila e mban atë që prej vitit 2013.

Misioni i saj ka marrë mbështetjen e fansave në internet, për të cilët ajo pozon nudo. Pavarësisht se pohon se ka frikë nga vdekja, Bobbi shprehet se kjo rrugë jo e shëndetshme që ka vendosur të ndjekë “

është diçka që duhet ta bëjë”.

Gruaja, e cila jeton me bashkëshortin e saj shprehet se të pasmet janë ato që e bëjnë unike, ato e më përkufizojnë. 

Me një rritje të vazhdueshme të ndjekësve online, Bobbi pozon rregullisht për meshkujt që i duan format e saj, në sesionet e videove online. Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, ajo fiton rreth 2 mijë dollarë në orë.

Megjithatë, mjekët e kanë këshilluar që të ndalet dhe të mos shtojë më në peshë, pasi jeta e saj do të vihej në rrezik, por ajo është e vendosur të thyejë rekordin e Ruffinelli-t./tvklan.al