Departamenti Amerikan i Drejtësisë do të nisë hetimet ndaj FBI-së për skandalin “Russiagate”. Hetimi kërkon të zbulojë nëse ka pasur qëllime të fshehura, prapa përgjimeve që agjentët e FBI-së i kanë bërë stafit të fushatës elektorale të Donald Trumpit për zgjedhjet e 2016-ës.

Hetimet ndaj FBI-së i kërkoi vetë presidenti amerikan, i cili përmes një mesazhi në Twitter të dielën, tha se kërkonte të hidhej dritë mbi dyshimet nëse FBI e mbikëqyri fushatën e tij elektorale për qëllime politike dhe nëse përgjimet e FBI-së ishin në interes të njerëzve të lidhur me administratën Obama.

Hetimin e prokurorit special Rober Mueller për dyshimet se fushata e kandidatit republikan u financua nga Moska, bazuar në të dhënat e grumbulluara nga FBI, Trump e ka quajtur gjueti shtrigash. Sipas tij, “Russiagate” bazohet mbi lajme të rreme dhe jo në fakte konkrete.

Tv Klan