Ekipi i ardhshëm i Rei Manajt po kthehet në telenovelë. Sulmuesi shqiptar po tërheq së fundmi vëmendjen e drejtuesve të Ingolstadt. Interesimin e skuadrës së Bundesliga 1 që po lufton për mbijetesë e përmend gazetari i Sky Sport, Gianluca di Marzio.

Klubi gjerman mund të bëjë edhe një ofertë Inter, por nuk bëhet e ditur huazim apo blerje e kartonit. Rei Manaj nuk bindi te skuadra e Pescara që ndodhet në të njëjtën situatë si Ingolstadt. 19-vjeçari ku trajneri Massimo Oddo shpresoi shumë shënoi vetëm 2 gola në fazën e parë të kampionatit.

Për Rei Manajn gjatë kësaj merkatoje janë përmendur edhe të tjerë ekipe që e vëzhgojnë brenda dhe jashtë Italisë. Nje prej opsioneve ishte dhe Las Palmasi ne Spanje, por në drejtim të lojtarit nuk pati asnjë ofertë konkrete./ TV KLAN