mjaftQë qevria nuk i ka përmbyshur premtimet e 100 ditëve të para, këtë nuk e thotë vetëm opozita, por edhe organizata Mjaft, që njihet si e pavarur, por qe shume ish-drejtues te saj i jane bashkuar vitet e fundit Partise Socialiste.

Në një raport për performancën e qeverisë në 100 ditët e para, mjaft identifikon 17, premtime të cilas, sipas saj, lidhen ngyshtësisht me punën e qeverisë. Prej tyre 7 janë pklotësuar, 7 nuk janë përmbushur, 2 janë plotësuar pjesërisht dhe një mbetet një objektiv i pamatshëm.

Premtimi i kryeministrit se brenda 100 ditëve do të diskutojë bashkarisht me sipërmarrësit mbi taksën 10% të tatim fitimit, sipas Mjaft rezuoltoi një gënjeshtër pasi vetë kreu i qeverisë u përgjigj se taksat mbi bisnesin e madh do ti vendosë qeveria që mori 1 milionë vota.

Mjaft thotë se në 100 ditët e para të qeverisjes nuk është miratuar asnjë paketë fiskale lehtësuese për fermerët në mënyrë që këta të fundit të ulin kostot e prodhimit.

Një premtim tjetër i pambajtur i kësaj qeverie dhe që prekt në mënyrë direkte xhepat e qytetarëve është edhe ulja me 6% e taksës për faturën e energjisë elektrike. Në paketën fiskale të miratuar në dhjetorin e shkuar, sipas Mjaft nuk rezulton të jetë cilësuar një ulje e tillë.

Organizata Mjaft e quan premtim të parealizuar edhe heqjen e taksës për biznesin e vogël.

I parealizuar është edhe premtimi për shlyerjen në kohë të detyrimeve ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe premtimi per anulimin e koncesionit ne Portin e Durresit. Ndalimi i importimit të plehrave është ndoshta një prej objektivave kryesorë të realizuara brenda 100 ditëshit të parë të qeverisë. Në listën e arritjeve renditet edhe heqaja e taksës 10% për ilacet, auditimi ndërkombëtar i financave të vendit, mbyllja e aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit si dhe prishja e ndërtiomeve pa leje.