Edhe pse gjatë konferencës për shtyp, Artan Lame doli për të treguar listën e gjatë prej qindra familjeve që kanë rinisur përfitimin e lejeve të legalizimit, pas bllokimit të procesit një vit më parë për efekte elektorale, ai ka paralajmëruar ndërtuesit që kanë braktisur pronat pa i legalizuar ato.

Kreu i Aluiznit sqaroi se ka më shumë se 1 vit që ndërtuesve të cilët kanë bërë pallate apo objekte të cilat më pas kanë shitur dhe nuk janë përpejkur t’i legalizojnë, do t’u jepet përgjigjia javën e ardhshme, pa dhënë më shumë detaje.

Një nga masat që mund të marrë ALUIZNI ndaj kompanive të ndërtimit apo subjekteve tregtare, është vendsoja e gjobave dhe vjelja e tyre përmes administratës tatimore.

Tv Klan