Epidemia gripale dhe i ftohti që ka mbërthyer vendin, mund të mbajë mbyllur shkollat dhe kopshtet edhe për një javë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, janë duke shqyrtuar situatën dhe pritet të marrin një vendim ditën e shtunë.

Vendimi do të përfshijë edhe Universitet. Po ashtu mësohet që edhe punonjësit që kanë fëmijë të arsimit fillor dhe në kopshte të përfitojnë sërish ditë pushimi./ TV KLAN