Firmëtarëve demokratë që kërkojnë anulimin e zgjedhjeve dhe shpalljen e pavlefshme të garës për kryetarin e Partisë Demokratike u është bashkuar edhe anëtarësia e Shkodrës.

124 firmëtarë të bazës demokrate në këtë qytet i janë bashkuar peticionit të mbështetur nga baza e Vlorës, Korçës, Durrësit e Tiranës, të cilët e cilësojnë anti-statuore dhe farsë garën e nisur nga kryetari ‘i vetëngrirë’ Lulzim Basha.

Ata kërkojnë edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me qëllim shmangien e pengmarrës së partisë nga Lulzim Basha.

Sipas tyre zgjedhjet e imponuara, përjashtuese, e konfliktuale mund të çojnë në një ndarje me pasoja afatgjata për opozitën.

/Tv Klan