Ky është gjyqtari i gjykatës së Sarandës Rasim Doda, i cili është pezulluar prej një viti nga detyra pasi akuzohet se ka pranuar të marrë rryshfet 80 mijë euro për të dhënë një vendim në favor të njërës pale në proces dhe për shkak se nuk u paguan paratë ai e ndyshoi vendimin.

Këtë të premte ai është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të rënda për të bërë mbrojtjen pasi një javë më parë prokuroria kërkoi dënimin e tij me 5 vite burg dhe heqje të drejtës së ushtrimit të detyrës për 3vjet, por seanca u shty.

Në dalje të saj gjyqtari Doda thotë se ka besim te drejtësia dhe se e ka mbështetur Reformën në Drejtësi.

Ai këmbëngul se i është ngritur një kurth.

Gjyqtari Rasim Doda pritet të bëjë mbrojtjen dhe më pas gjykata do të japë një vendim për të.