Anghel Iordanescu do të fitojë në takimin e 100 në stolin e përfaqëeuses rumune.

Trajneri ka kërkuar me ngulm këtë rezultat si e vetmja mënyrë për të mbetur në Euro 2016. Ai është kritikuar për zgjedhjet e tij në këtë turne nga shumë ish-futbollistë. Ndryshimet e shumta gjatë këtyre sfidave e kanë vendosur 66-vjeçarin në diskutim dhe kontrata e tij përfundon me Europiani.

Por më parë Iordanescu duhet të mendojë për mungesat e mundshme. Këto ditë atë e kanë shqetësuar problemet fizike të Razvan Rat, Steliano Filip dhe Mihai Pintilii.

Ata janë stërvitur edhe sot në mëngjes për të vendosur nëse do të jenë gati.

Mediat rumune shkruajnë se Rat e Pintilii mund të jenë gati për ndeshjen edhe pse nuk ka asgjë zyrtare. Në sfidën e fundit me Rumaninë, një miqësore e para 2 viteve, Shqipëria u mund me rezultatin 1 – 0.

Tv Klan