Janë të pasur, të famshëm dhe të adhuruar nga miliona njerëz në të gjithë botën. Por edhe ata rezultojnë të kenë mashtruar shtetin, duke shmangur pagesën e taksave. Bëhet fjalë për aktorë e këngëtarë të mëdhenj që rezultojnë në listat e evazorëve fiskale të zbuluar nga investigimi “Paradise Paper”.

“Paradise Papers” nxjerr në pah emra të rinj të përfshirë në skandalin financiar. Janë yjet e kinamtografisë në syrin e ciklonit si Shakira, Nicole Kidman, Justin Timberlake, produktori Weinstein. Weinstein së fundmi i përfshirë edhe në skandalet seksuale, duket se ka investuar në Bermuda që në vitin 2001 kompani të cilat sot nuk figurojnë më.

Këngëtari Justin Timberlake në vitin 2015 pas ngritjes së një kompanie pasurish të patundshme në SHBA e zhvendosi në Bahamas duke e regjistruar si kompani të huaj. Edhe aktorja Nicole Kidman më bashkëshortin e saj kanë investuar paratë e tyre në shoqëri Imobiliarë në Bahamas. Ndërsa këngëtarja Shakira rezulton të jetë rezidente në Bahamas pavarësisht se jeton në Barcelonë dhe ka aksione në një shoqëri në Maltë.

Por jo vetëm yjet e muzikës dhe kinematografisë rezultojnë të përfshirë në parajsat fiskale. Edhe universitetet britanike prestigjoze Oxford dhe Cambridge kanë investuar në mënyre të fshehtë miliona stërlina në parajsa fiskale, veçanërisht në shoqeri për nxjerrjen e naftës.

Burimi: Klan Plus