Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të dytë në rrjetet sociale duke bërë thirrje për pjesëmarrje në votime. Në një status në Facebook, Rama u bën thirrje qytetarëve të qarkut të Vlorës të dalin sa më shumë në votime.

“Vlonjatë Votoni Lebër Votoni Myzeqarë Votoni Himariotë Votoni Çamë Votoni Minoritarë Votoni gjithë zgjedhësit e qarkut VLORE dilni VOTONI”,

shkruan Rama në rrjetet sociale.

Sipas të dhënave më të fundit të KQZ, deri në orën 16:00 pjesëmarrja në votime në Vlorë është 31.91%.

Kryeministri u ka bërë gjithashtu thirrje edhe qytetarëve të Dibrës që të dalin në votime.

“Dibranë Votoni Matjanë Votoni Bulqizakë Votoni gjithë zgjedhësit e qarkut DIBER dilni VOTONI”

, shkruan Rama.

/tvklan.al