Fetsivali prestigjoz i filmit në Kanë ka hapur siparin e edicionit të 70 mbrëmjen e kaluar në rivierën Franceze. Sytë e të gjithëve u ndalën si fillim në tapetin e kuq ku parakaluan yjet botërore. Nën kryesimin e regjisorit spanjoll Pedro Almodovar në jurinë e edicionit të 70 të Festivalit të filmit në Kanë janë edhe emra të tjerë të rëndësishëm të filmit si regjisori italian Paolo Sorentino dhe ai koreano – jugor Park Chan Woo. Pjesë e jurisë janë edhe dy aktoret amerikane Will Smith and Jessica Chastain.

Nën sharmin e saj magjepsës, Monica Belluci ka hapur garën e filmit në Kanë në një mënyrë të pazakontë për Festivalin por jo për të. 52 – vjeçarja e nis kështu drejtimin e eventit më të rëndësishëm të kinemasë botërore. Një puthje e gjatë me komedianin Francez Alex Lutz, i cili do të jetë edhe bashkëdrejtuesi i edicionit të 70 të Kanës.  Sipas organizatorëve do të jetë një edicion “shumë interesant”. Në program janë 49 filma me metrazh të gjatë të seleksionuar, mes të cilëve 18 në garë dhe 16 në kategorinë “Un Certain Regard”.

/Tv Klan