30 të rinj të përzgjedhur nga 30 shkolla të mesme të qyteteve Fier, Patos, Rroskovec, Kuçovë, Ballsh, Lushnje, Vlore, Berat janë bërë pjese e kampit rajonal të inovacionit të organizuar në kuadër të programit Junior Achievement, një investim i Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim, që realizohet me mbështetjen “Bankers Petroleum”.

Ky është edicioni i tretë në serinë e kampeve rajonale për vitin shkollor 2015 – 2016.

Të rinjtë të ndarë në grupe vendosen përballë problemtikave, të cilave duhet t’ju japin zgjidhje të qëndrueshme dhe efikase brenda një ditë pune.

Problematikat zgjidhen nga “Bankers Petroliun”, e cila e vlerëson këtë progaram edhe si gjenerues ideshë.

Tv Klan