Eduard Selami do të garojë për kryetar të Partisë Demokratike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish – deputeti në një postim në Twitter, ku shprehet se ka vendosur të kandidojë për t’i rikthyer Partisë Demokratike lavdinë e merituar.

“Demokratë të nderuar, me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!”,

shkruajti Selami në postimin e tij.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak orë pasi Lulzim Basha deklaroi ngrirjen e funksioneve të tij si kryetar. Ajo që pason është organizimi i zgjedhjeve brenda partisë, për të zgjedhur kreun e saj.

Vetë Basha pritet që gjithashtu të rikandidojë, pasi në fjalën e mbajtur të martën në mbrëmje tha se do të jenë demokratët ata, të cilët do ta vlerësojnë projektin e tij

“në 

një garë të hapur, të ndershme dhe të barabartë”.

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike mbahen në Korrik.

/

tvklan.al