Ministri i Drejtësisë në Egjipt është ‘liruar’ nga detyra, pas kritikave të shumta për një koment që bëri mbi profetin Muhamed në një program televiziv.

CNN shkruan se nuk ka patur asnjë shpjegim zyrtar për arsyen e largimit nga puna të Ministrit, megjithatë kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pas kësaj deklarate, që u konsiderua si blasfemi.

Teksa ishte ftuar në një program televiziv, al – Zind u pyet nëse ai do të arrestonte gazetarët dhe përgjigja e tij ishte: “Edhe po të ishte vetë profeti (Muhamed)”.

Ky koment shkaktoi një kritikë të ashpër në rrjete sociale dhe Twitter – i u mbush me hashtag për dorëheqjen e tij.

Al – Zind kërkoi ndjesë dhe tha se i “kishte shpëtuar goja”, megjithatë duket se kjo nuk mjaftoi për t’i shpëtuar vendin e punës.

Ai ishte Ministër i Drejtësisë në Egjipt që prej Majit të vitit të shkuar. /tvklan.al