Ekipet B janë një mundësi më shumë për të qenë pjesë e ekipeve të para. Partizani dhe Tirana kanë ekipet e tyre që garojnë në Kategorinë e Dytë. Genci Mahmutaj, i cili drejton të kuqtë prej sezonit të kaluar tregon se ekipet B janë një filtër për te kaluar në kategoritë më superiore.

Genci Mahmutaj: 

“Ne fokusohemi tek evidentimi i lojtarëve dhe përgatitja e tyre, por natyrisht si objektiv është edhe ngjitja në Kategorinë e Parë”.

Krenar Alimehmeti, i cili ka nen urdhra Tiranën B mendon se futbolli në këto nivele u shërben eksperirncës së lojtarëve

Krenar Alimehmeti: 

“Krijimi i Tiranës B apo ekipeve të dyta është diçka pozitive, pasi ka lojtarë të mirë që nuk shkojë menjëherë te ekipi i parë dhe i krijohet mundësia të krijojnë eksperiencë te ekipet B”.

Tirana B luan në nivelin e tretë të futbollit shqiptar dhe është gjithmonë në vëzhgimin e stafit të ekipit të parë.

Krenar Alimehmeti: 

“Trajneri ekipit të parë i ndjek rregullisht ndeshjet e moshave dhe ekipit B”.

Shkëmbimet e futbollistëve janë të lejuar mes ekipit B dhe A brenda një sezoni futbollist sipas rregullores së federatës.

Genci Mahmutaj : 

“Pjesëmarrjen e lojtarëve për të plotësuar minutazhin apo i mungojnë hapësirat tek ekipi i parë”.

Muajin e ardhshëm do të kemi edhe një derbi të kryeqytetit në Kategorinë e Dytë që sjell emocione.

Genci Mahmutaj: 

“Unë i them lojtarëve që edhe sikur të luajmë domino më një rival të Tiranës duhet ta fitojmë”.

Krenar Alimehmeti : 

“Derbi ka vlera në çdo moshë, por uroj që të kthehet ai mes ekipeve A”. 

Tv Klan