Kjo ishte pamja e stadiumi i Kukësit të martën. Fusha është e mbuluar nga bora. Si kjo ka edhe të tjera në Shqipëri që kanë probleme për shkak të motit të ftohtë. Ky është shkaku që pjesa 8 ekipe të Superligës kërkojnë që rinisja e kampionatit të mpos bëhet në 21 janar, por një javë më pas. Lajmi konfirmohet nga Federata Shqiptare e Futbollit që zbulon se dy ekipe, Laçi dhe Teuta nuk janë dakord me shtyrjen e rinisjes së Superligës.

Me të një deklarate FSHF-ja kërkon një konsensus të plotë për të marrë vendimin përfundimtar. Fusha të mbuluara nga bora e akulli e bëjnë të pamundur zhvillimin e një normal të një ndeshje futbolli.

Përveç kësaj shtohen edhe problemet me bllokimin e rrugëve që vështirëson lëvizjen e ekipeve dhe tifozëve. Superliga është progamuar të rinisë më 21 janar, por një vendim i FSHF-së mund ta vonojë zhvillimin e ndeshjeve të javës së 19. Një shtryrje do t’i jepte më shumë kohë ekipeve të përgatiteshin më gjatë./ TV KLAN