Lëvizjet e futbollistëve nga një ekip në tjetrin sjellin para për atë që shet. Në këtë aspekt klubet portugeze kanë arkëtuar më shumë në 10 vitet e fundit.

Një studim i “Transfermarkt” vendos në krye Benfican me 727,5 milionë euro të fituara. Vetëm për Axel Witsel në vitin 2012 mori 40 milionë euro nga Zenit.

Në vendin e dytë në këtë renditje është Porto me 721,6 milionë euro.

James Rodriguez, Hulk apo Radamel Falcao janë vetëm disa emra nga të cilët përfitoi ky klub.

Klasifikimi vijon me skuadrat angleze, Chelsea, Tottenham e Liverpool. Mes 10 ekipeve që përfitojnë më shumë janë edhe Real Madrid dhe Juventus, por jo Barcelona që ka menduar më shumë të afrojë futbollistë dhe t’i lerë të largohen në përfundim të kontratës./Tv Klan