Më shumë se gjysma ekipeve të Superligës po përgatiten në Antalia në pritje të nisjes së kampionatit. Luftëtari është prej disa ditësh në kampin stërvitor, ndërsa Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu mbërritën të premten. Flamurtari dhe Tirana filluan të shtunën grumbullimin.

Skuadrat janë edhe me lojtarë të rinj në përbërje si te Kukësi, Favour Aniekan. Mesfushori nigerian, i cili është rritur te ekipet zinxhir të Milan. 22 – vjeçari është në provë.

Me Skënderbeun është bashkuar Bruno Lulaj, i kthyer pas huazimit te Laçi. Tirana duket nuk do të vijojë bashkëpunimin me Gjergji Muzakën.

Mesfushori nuk udhëtoi me ekipin për fazën përgatitore, një shenjë se nuk është më në planet e trajneri Mirel Josa. Ekipi kryeqytetas zyrtarizoi miqësoret për këtë fazë të shkurtër përgatitore.

Bardheblutë do të luajnë më 12 Janar me ekipin kazak Akzhaik dhe më 15 Janar me skuadrën azere Shamkir.

Tv Klan