Tianjin Quanjian, skuadra kineze që drejtohet nga Fabio Cannavaro është nën hetim pasi mendohet të ketë fiksuar rezultatin e ndeshjes derbi me Tianjin Teda, e vlefshme për javën e 26 të Superligës Kinëze.

Tianjin Teda fitoi 4-1, dhe Federata Kineze e Futboillit ka marrë nën hetim këtë ndeshje me dyshimin e manipulimit të rezultatit teknik.

Dy gola për skuadrën pritësë Teda u shënuan nga Frank Acheampong në pjesën e parë të takimit dhe dy gola të tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Me këtë fitore Teda shpëtoi nga zona e rënies nga kategoria, por nga ana tjetër, kjo humbje e la skuadrën e Cannavaro 2 pikë larg zonës së Champions League të Azisë.

Janë disa komisione të federatës kineze që po hetojnë ndeshjen. Nëse dyshimet vërtetohen atëherë do të aplikohen masa ekstreme për të dy skuadrat. Ndërkaq asnjë nga klubet nuk është deklaruar publikisht për rastin.

Tv Klan