Më datë 9 mars, do të bëhemi spektatorë të një fenomeni të jashtëzakonshëm kozmik, errësimit të plotë të diellit, i njohur si eklipsi i plotë i diellit.

Por fatkeqësisht, kjo ngjarje nuk do te jetë e dukshëm për banorët që jetojnë në Europë.

Fenomeni i mrekullueshëm, do të jetë i dukshëm vetëm në Oqeanin Paqësor, Australinë Veri-lindore dhe Indonezi.

Por si gjithmonë për të gjithë të apasionuarit mund të ndiqet të live streaming, qoftë në portalin Exploratorium, ose ne webcast e NASA TV.

Errësimi i dielli do të arrijë kulmin e tij në orën 01:20 të mëngjesit, të datës 9 Mars.

Eklipsi i diellit do të jetë total për banorët e Indonezisë dhe Micronezisë, ndërkohë që do të jetë pjesërisht i dukshëm në Azinë Lindore, Alaskë dhe Australi Veril-indore.

Pas spektakëlit  të dhuruara nga eklipsi i plotë i diellit në 20 Mars të 2015, Shqipëria dhe Europa duhet të presë deri në 2027, kur qielli do të jetë sërisht skena e një eklipsi të plotë./tvklan.al