Ekonomia është rritur me 3.46% në vitin 2016, duke tejkaluar edhe pritshmëritë që ka vlerësuar qeveria në kuardin makroekonomik.

Sipas Institutit të Statistikave, tremujori që ka performuar më mirë është ai i fundit, ku rritja arriti në nivelet 4%.

Kontributin më të madh e ka dhënë gazsjellësi Trans Adriatik dhe Sektori i Energjisë Elektrike. Në rënie vijon të jetë industria nxjerrëse për shkak të krizës së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe sektori i pasurive të patundshme.

Tv Klan