“Një taksë e re për qytetarët dhe favorizim i disa kompanive”.

Kështu e quan eksperti i ekonomisë Zef Preçi drafti e hartuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet.

Zef Preçi:

“Synohet thjesht të shtohen të ardhurat e kompanive duke marrë parasysh risqet se sa ndodhin tërmetet dhe përmbytjet”.

Ne vend të sigurimit me detyrim, për ekspertin Zef Preçi duhet ndjekur rruga tjetër për t’i dhënë njëherë e mirë zgjidhje problemit të përmbytjeve në vend.

Zef Preçi:

“Në vend që qeveria të bëjë për 5-10 vjet zhvendosje të popullsisë synon të vërë taksë të re që varfëron më tej qytetarët”.

Bazuar ne eksperienca të ndryshme në vende të botës që janë të prekura nga fatkeqësitë, Preçi i mëshon idesë se sigurimi i banesave duhet të jetë vullnetar.

Zef Preçi:

“Edhe në zonat më problematike sigurimi është vullnetar. Edhe në ato vende që është bërë, vetëm 10% është mbledhur”.

Duke marë shembullin e demshpërblimeve të aksidenteve nga kompanitë e sigurimeve, eksperti Preçi, nuk beson se çështja e përmbytjeve do të marë zgjidhje nëpërmjet sigurimit të detyrueshëm.

Zef Preçi:

“Janë 10 milionë Euro të papaguara që nga 2002 nga kompanitë”.

Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, ky  projekligj pritet t’i japë zgjidhje një problemi të përvitshëm sa i përket përmbytjeve, ku është shteti që paguan kostot.  

Burimi: Klan Plus

Gazetare: Oljana Maloku