2Tirana dhe Durrësi janë dy qytetet që shënojnë numrin më të madh të prindërve që refuzojnë vaksinimin e fëmijvë në moshën dy vjeç. Shkak për këtë është frika se ajo shkakton autizëm. Por ky qëndrim konsiderohet i gabuar nga specialistët e shëndetësisë.

Shqipëria, ka një mbulesë të mirë vaksinale, falë së cilës prej disa vitesh është eliminuar qarkullimi i brendshëm i Fruthit dhe Rubeolës.

Në kuadër të javës europiane të vaksinimit, Unicef raporton se afro 3 milionë jetë çdo vit shpëtohen nga vaksinimi që i mbron fëmijët nga sëmundjet vdekjeprurëse.

Tv Klan