Bie versioni se Besnik Pudja të këtë vrarë veten.

36 – vjeçari u gjet i vdekur me një plumb në kokë, më 7 Tetor të vitit të kaluar në një hambar në fshatin Shëngjergj të Tiranës.

Në Prokurorinë e Tiranës kanë mbërritur rezultatet e disa analizave, nga të cilat është provuar se Pudja nuk ka qëlluar më armë.

Në duart e viktimës nuk janë gjetur mbetje të barutit apo faktorë të tjerë plotësues, që të provojnë se ai ka qëlluar me armë.

Për këtë arsye, Prokuroria dyshon se ai është qëlluar nga dikush tjetër.

Në fotot e publikuara 10 ditë pas vrasjes shihet Pudja i shtrirë dhe një pistoletë TT mes këmbëve.

Për këtë ngjarje u ndaluan një javë pas vrasjes, Agles Liçi dhe Dritan Buzo. Ata që kanë qenë prezentë në momentin e ngjarjes dhe gjatë marrjes në pyetje kanë deklaruar se ai është qëlluar vetë me pistoletë. Buzo ka deklaruar gjithashtu se plumbi me të cilin është vetëvrarë Pudja e ka prekur atë në krah. Por ekspertiza e hedh poshtë këtë version.  

Në vendin e ngjarjes u gjetën edhe dy gëzhoja kallashnikovi dhe kanabis sativa.

Hetuesit dyshojnë për vrasje për shkak të konflikteve për kanabisin.

Edhe babai i viktimës pati pranuar duke folur për mediat se djali merrej me kultivimin e kanabisit.

Tv Klan