KareliEkspertiza mjeko-ligjore e kryer në Greqi mbi trupin e Kudret Kumes apo Ilia Karelit ka dalë në përfundimin se i burgosuri shqiptar që u vra ne burgun e Malandrinos si pasoje e torturave cnjerezore, vuante nga një sëmundje e zemrës.

Gazeta greke Efimeritha, qe i referohet raportit të mjekëve ligjore, shkruan se sëmundja e zemrës dhe thyerja e kraharorit gjate torturave kane qene shkaku i vdekjes.

Gjithnje sipas gazetes, nga autopsia rezulton se ndaj 42 –vjecarit nuk eshte perdorur elektroshok, ndersa plaga qe i duket ne dore nga fotot e publikuara ne media, thuhet se eshte plage e vjeter.

Gazeta greke Kathimerini publikoi nje dite me pare nje video te marre nga kamerat e sigurise se burgut te Nigritas, qe tregonte momentet e fundit te jetes se Kudret Kumes.

Pas torturave qe kishin zgjatur me shume se 2 ore, ne keto pamje dukej qarte se ai nuk mund as te qendronte ne kembe.

Videoja tregon edhe momentin kur gardianet konstatuan vdekjen e tij, ne qeli, disa ore pas torturave.

Tv Klan