Lisa_FrederiksonLisa Frederikson, përfaqësuese e Ambasadës së Suedisë, që po asiston qeverinë Shqiptare në kryerjen e reformës administrative, kërkon konsensus dhe gjithëpërfshirje në realizimin e saj. Ish –sekretari suedez i shtetit për reformën territoriale në vendin e tij, kujton se as në Suedi nuk pati 100 % konsensus.

Në tryezën me përfaqësuesit vendorë për këtë reforme, Ministri për çështjet vendore, Bledi Çuçi, tha se mazhoranca mbetet e hapur për bashkëpunim me opozitën, por theksoi se reforma gjithsesi duhet kryer.

Në tryezën me vendoret, të thirrur nga ministri Çuçi, nuk morën pjesë të zgjedhurit e djathtë. Opozita e ka bërë të qartë se ajo nuk do të bëhet pjesë e kësaj reforme, pa marrë garanci se konsensusi i saj nuk do të shkelet, sikundër ka ndodhur në rastin e ligjit për nëpunësin civil.