Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë orëve të natës në Krujë.

Burime zyrtare thonë se rreth orës 03:15, në fshatin Borizanë ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur në një automjet.

Makina, një Peugeot, është në pronësi të 39 – vjeçarit A.H, banues në këtë fshat dhe ka qenë e parkuar pranë banesës së tij.

Policia thotë se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ku është krisur xhami i parë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin  e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al