Një tjetër shpërthim ka ndodhur gjatë natës, këtë herë në kryeqytet.
Persona të pa identifikuar kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin e një oficeri policie.
Rreth orës 03:55, policia u njoftua për një shpërthim të ndodhur në rrugën “Kastriotët”. Kur mbërritën në vendngjarje, blutë e kryeqytetit konstatuan një automjet Mercedes Benz, të dëmtuar në pjesën e përparme.
Makina, sqaron policia, është në pronësi të T. M., me detyrë oficeri Policie i Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Krujë.
Lënda plasëse, që sipas policisë ishte një sasi e vogël, ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit. Aktualisht, autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje./tvklan.al