Një shpërthim eksplozivi tronditi në mesnatë zonën pranë rrugës “Rinia” në Elbasan.

Persona ende të pa identifikuar hodhën lëndë plasëse në ambientet e jashtme të bar “Dolçe”. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por dëmet kanë qenë të konsiderueshme.

Xhama, karrige dhe tavolina të thyera.

Nga informacioni paraprak i policisë është mësuar se ambienti është në pronësi të Astrit Pashjes, nga Elbasani. Ky i fundit, sipas bluve nuk rezulton të ketë patur konflikte në Shqipëri, ndërsa ka punuar si emigrant shumë vite më parë në Itali.

Hetuesit e policisë konsatuan vendosjen e lëndës plasëse në verandën e lokalit, ku edhe duket vatra e shpërthimit.

Janë duke u hetuar disa pista, një ndër të cilat ajo përfshirjes së Pashjes në aktivitete të paligjshme në Itali, ku edhe ka qëndruar më së shumti.

 Tv Klan