Dy sasi të mëdha me eksploziv artizanal për të hedhur në erë komplet vilën dykatëshe. Njëra pako që ishte vendosur në kolonën e shtëpisë, rreth 700 gr, shpërtheu dhe shkatërroi plotësisht katin e parë.

Dyer e dritare të katit të dyte gjithashtu u dëmtuan. Kur i zoti i shtëpisë doli jashtë gjeti një tjetër pako me eksploziv që ishte vendosur tek kolona tjetër. Për fat ajo nuk shpërtheu.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Grudën e Re, në Shkodër, objekti i sulmit ishte shtëpia e Mark Markut, i cili ndodhej brenda bashkë me gruan e tij dhe një tjetër familjar.

Nuk dihet ende se çfarë përbërje ka patur eksplozivi artizanal, por sipas hetimeve të para, ka një përbërje plehu kimik dhe nafte. Megjithatë pritet ekspertiza.

Policia e Shkodrës kanë nisur hetimet, ku si pistë kryesore është ajo e konfliktit që mund të kenë tre djemtë e Mark Markut, të cilët jetojnë në Itali. Dyshohet se porosia mund të jetë bërë në shenjë paralajmërimi. Policia beri shoqërimin e 4 personave, por nuk ka të arrestuar./ TV KLAN