Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në një zyrë elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në lagjen Nr. 18 të qytetit të Durrësit. Burime zyrtare sqarojnë se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën hyrëse të kësaj zyre.

Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, grupi hetimor konstatoi se sasia e eksplozivit të vendosur ishte e vogël, e për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia e Durrësit sqaron se për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.

“Uniformat blu nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”

, thuhet më tej në njoftimin zyrtar të policisë./tvklan.al