Për Ministrin e LSI, Lefter Koka, pas shpërthimit të ndodhur në një zyrë elektorale në qytetin e Durrësit, qëndrojnë eksponentë të Rilindjes.

Në një reagim për mediat jashtë zyrës në lagjen Nr. 18, ku një natë më parë u vendos një sasi lënde plasëse, Koka u shpreh se kjo ngjarje vjen

“pas thirrjeve të eksponentëve të PS që i bëjnë thirrje policisë të vazhdojnë veprimtarinë tjetër të vendosjes së tritolit”.

“Unë do t’i bëja thirrje socialistëve të ndershëm, kemi kaluar së bashku probleme të tilla në vitet 96 – 97′ dhe jam i bindur që nuk janë ata që dëshirojnë këtë situatë. Atë çka ne kemi pagëzuar tashmë me emrin ‘Rilindja’ është një grup shumë i vogël, të cilëve u bëj thirrje që në Durrës të mos luajnë, sepse nuk do të ketë forcë dhe të rinjtë të rejat, simpatizantë të LSI do të munden të frenojnë me çdo mënyrë këta zagarë, të cilët kërkojnë të deformojnë zgjedhjet në Durrës”,

u shpreh Koka./tvklan.al