Gjysma e parë e këtij viti ka shënuar një zhvendosje të eksporteve bujqësore shqiptare nga Kosova drejt Serbisë. Shifrat e Insitutit të Statistikave tregojnë se në periudhën Janar – Qershor 2016, eksportet e perimeve shqiptare drejt Kosovës ranë me 3%, ndërsa eksportet e frutave u rritën lehtë.

E kundërta ndodh në raport me Serbinë. Eksportet bujqësore shqiptare në drejtim të këtij destinacioni, kanë shënuar rritje të dukshme. Nëse me Kosovën eksportet e perimeve pësuan rënie me 3%,  në drejtim të Serbisë, ato u rritën me 37%.

Ndërsa eskportet e frutave të cilat me Kosovën patën rritje vetëm me 3.2%, me Serbinë dyfishuan duke u rritur me 92%.

Sipas INSTAT eskportet e zarzavateve drejt Serbisë arritën në 984 milionë lekë në fund të 6 mujorit të parë të këtij viti, ndërsa me Kosovën vetëm 667 milionë lekë.

Eksportet e fruta-perimeve drejt Serbisë arritën në fund të gjysmës së parë të vitit mbi 1.1 miliardë lekë, ndërsa në Kosovë 826 milionë lekë.

Tv Klan