Eksportuesit kërkojnë që autoritetet publike të ulen në një tryezë të përbashkët me ta për të diskutuar rrugëzgjidhjet për humbjet që po pësojnë nga rënia e pandalshme e monedhës euro.

Sot një euro u këmbye në tregun vendas me 126.6 lekë, duke shënuar sërish një tjetër rekord historie të vlerës së saj në dekadën e fundit.

Arben Shkodra thotë se deri tani mund të flitet për një shifër të saktë të humbjeve që ka kjo industri, pasi duhet të mbyllet viti financiar, por një gjë është e qartë:

Sektorët që po e ndiejnë më shumë rënien e euros janë prodhuesit e lëndëve të para të industrisë dhe dega e sektorit bujqësor.

Duke mos patur si qëllim në vetvete ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit, ata kërkojnë bisedime me qeverinë për të parë mundësinë e lehtësirave që mund t’i ofrohen eksportuesve gjatë periudhës që euro është në këto nivele, qoftë në procedurat tatimore e qoftë në uljen e taksave.

Tv Klan