Në 20 vjetorin e publikimit të librit të parë të Harry Potter është hapur një ekspozitë në bibliotekën britanike në Londër. Janë ekspozuar relike të rralla që kanë të bëjnë me magjinë dhe objekte të ndryshme që janë përdorur në seritë e filmit. Gjithashtu, janë dhe skica apo copëza nga historia që ka shkruar autorja J.K.Rowling.

Në ekspozitë përfshihen fletushka të alkimistëve të viteve 1500 dhe kocka nga orakulli kinezi nga shekulli i 12-të. Librat e Harry Potter janë përkthyer në 68 gjuhë dhe kanë shitur më shumë se 400 milionë kopje në mbarë botën. 

Ekspozita do të qëndrojë hapur deri më 28 shkurt të vitit 2018 që të gjithë adhuruesit e Harry Poter të kenë mundësinë të vizitojnë. 

KLAN PLUS