12 piktorë janë bërë bashkë në një ekspozitë me peisazhet nga e gjithë Shqipëria. Janë ekspozuar 60 punime, të gjitha krijime të vitit 2016. Piktori dhe kuratori Pashk Përvathi rrëfen boshtin e kësaj ekspozite.

Ky është edicioni i dytë të krijimeve të Plain Air, i ekspozitave me peisazhe.

Udhëtimet individuale kanë lënë shenjë tek këta piktorë, për të sjellë në tablotë e tyrë një copëz nga bukuria shqiptare.

Të bashkuar për të sjellë vetëm peisazhe të natyrës shqiptare, 12 piktorët e Plain Air do vijonë me traditën e tyre për të sjellë sa më afër publikut bukurinë e trojeve shqiptare.

 

Tv Klan